← Shfleto

Nehar Shishko

Magjistër i shkencave të historisë

Lindi më 1946 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Orientalistikës e kreu në Beograd më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë - në Prishtinë, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1977 me temën:”SHQIPËTARET DHE REFORMAT E TANZIMATIT”. Mr. Nehar Shishko punoi si asistent në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, mandej kaloi në Bashkësinë Krahinore të Punës Shkencore të Prishtinës. Ka të botuara disa punime nga lëmi i historiografisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.