Neço Goro
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në dhjetor të vitit 1942 në Himarë të Vlorës. Mësimet e para i kreu në vendlindje, të mesmet në Vlorë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1965. Po në këtë fakultet edhe u doktorua në vitin 1986 me temën: ”STUDIM LABORATORIK I ARGJILEVE, ZHAVOREVE DHE TË MATERIALEVE INERTE PËR PROJEKTIMIN E DIGËS SË HIDROCENTRALIT TË FIERZËS” Dr. Neço Goro së pari punoi si inxh. gjeologjie në Industrinë e Projektimeve të ndërtimit në Tiranë, në Ndërmarrjen Gjeologji-Gjeodezi në Tiranë. U specializua në fushën e Mekanikës së shkëmbit dhe të dheut në Paris (Francë). Punoi në relevimin e zonës së Digës së Liqenit të hidrocentralit Vaut-Dejës në analizat që kryheshin në Laboratorin e kësaj ndërmarrjeje dhe në atë të Fierzës. Është dekoruar me “Medalje Pune” për hidrocentralin e Vaut të Dejës, me “Urdhrin e Punës” kl. II. dhe me “Çmimin e Republikës” shk. II.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.