← Shfleto

Nebi Dervishi

Doktor i shkencave të historisë

Lindi në dhjetor të vitit 1953 në Livadhi të Strugës. Shkollën fillore e kreu në Dollogozhdë, kurse gjimnazin në Strugë. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë - e kreu në Prishtinë më 1978. Doktoroi në Fakultetin Filozofik të Tiranës në korrik të vitit 1997 me temën: ” STRUGA ME RRETHINË NË VITET E LUFTËS SË DYTË BOTËRORE (1939 – 1945)”. Dr. Nebi Dervishi punoi si profesor i historisë në Gjimnaz të Strugës, mandej si Asistent e ligjërues në Universitetin e Tetovës. Dr. N. Dervishi ka të botuara 9 punime profesionale.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.