Nazmi Troka
Magjistër i shkencave juridike
Lindi në tetor të vitit 1958 në Kuçovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Pasi punoi disa vjet në vende të ndryshme, në Metalurgji në Elbasan, në Fakultetin e Bujqësisë Dega Agronomi e kreu në Kamzë. Më 1993 i filloi studimet pasuniversitare në Fakultetin Juridik të Tiranës ku i kreu me rezultat të lartë dhe më 1999 e mbrojti magjistraturën dhe mori gradën “Master” në drejtësi. Mr. Nazmi Troka ka punuar si këshilltar në Berat, Kryetar i Këshillit të Bashkisë, më 1993 ndihmës më vonë gjyqtar në Kuçovë, u bë gjyqtar në Berat. Ka kryer shumë trajnime me ekspertët e huaj në Tiranë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.