← Shfleto

Nazmi Sylejmani

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në dhjetor të vitit 1944 në Tërnoc të Bujanocit. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Bujanoc. Fakultetin Ekonomik e kreu në Beograd më 1971. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Shkupit ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1985 me temën: ”KRIZA E TEORISË NEOKEYNESIANE DHE INTERVENCIONIZMIT SHTETËROR NË MËNJANIMIN E PABARASPESHIMIT INFLATOR”(ma). Mr. Nazmi Sylejmani doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në tetor të vitit 1995 me temën: ” DOBËSITË E POLITIKËS MAKROEKONOMIKE NË MËNJANIMIN E INFLACIONIT NË EKONOMINË E ISH JUGOSLLAVISË NË PERIUDHËN 1965 – 1998”. Dr. Nazmi Sylejmani së pari punoi si ekonomist në kuvendin Komunal të Bujanocit mandej shef në Sektorin e Planit dhe të Analizës në këtë komunë. Ka të botuara disa punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.