← Shfleto

Nazmi Reçica

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi në korrik të vitit 1939 në Llugagji të Lipjanit. Shkollimin fillor dhe Shkollën Normale Shqipe i kreu në Prishtinë me sukses të shkëlqyeshëm. Shkollën e Lartë Pedagogjike-Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Frënge e kreu në Nish. Shkallën e dytë të fakultetit e kreu në Fakultetin Filozofik – Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe e mandej edhe studimet pasuniversitare i kreu në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi. Mr. Nazmi Reçica është marrë me sport (hendboll), ku ka mbajtur fanelen me numër 1 të ekipit të hendbollit që ishte kampion i Kosovës dhe Jugosllavisë. Mr. N. Recica shumë kohë ka përcjellë e zhvilluar sportin në Kosovë. Ka qenë drejtor i shkollave fillore (tash “Gjergj Fishta” e “Sami Frashëri” si dhe drejtor i Universitetit të Punëtorëve si dhe Sekretar i Bashkësisë Vetëqeverisëse të Interesit për Arsim në Komunën e Prishtinës. Mr. Nazmi Reçica ka dhënë kontribut të madh për rregullimin e tereneve sportive, zhvillimin dhe përparimin e sportit në Kosovë. Vdiq në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.