← Shfleto

Nazmi Haziraj

Doktor i shkencave kimiko – metalurgjike

Lindi më 1947 në Krajkovë të Gllogocit(Drenasit). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Teknikën) e kreu në Prishtinë. Fakultetin e Teknologjisë e kreu në Mitrovicë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Teknologjik të Lubjanës, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1988 me temën: ”SHQYRTIMI I MUNDËSISË SË PËRFITIMIT TË MATERIALIT NDËRTIMOR NGA SKARËJA E FERONIKELIT”(sl). Mr. Nazmi Haziraj doktoroi në Fakultetin e Teknologjisë në Lubjanë në qershor të vitit 2000 me temën: ” NDIKIMI I SKARJËS SË FERONIKELIT NË MATERIALËT ZJARRDURUESE”(sl). Dr. Nazmi Haziraj është doktor i parë ndër shqiptarët e Kosovës që doktoroi në lëmin e kimisë metalurgjike. Dr. N. Haziraj gjithë kohën punoi në Feronikelin e Gllogocit, derisa pushteti serb i largoi nga puna punëtorët shqiptarë. Tash është inkuadruar në zgjidhjen dhe në aftësimin e Fabrikës së Feronikelit për prodhim. Ka të botuara 6 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.