← Shfleto

Nazim Qehaja

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në mars të vitit 1949 në Kranidell të Dardanës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje e vazhdoi në Rogaçicë dhe e kreu në Desivojcë, kurse Gjimnazin e kreu në Gjilan. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, ku edhe u magjistrua në janar të vitit 1989 me temën: ”NDRYSHIMET MORFOLOGJIKE TË KARCINOMËS PLANOCELULARE TË QAFËS SË MITRËS PAS RREZATIMIT”(kr). Mr. Nazim Qehaja u doktorua në të njëjtin fakultet në Zagreb në korrik të vitit 1991 me temën: ”NDËRLIDHMËRIA E PROGNOZËS SË TË SËMURËVE NGA KARCINOMA PLANOCELULARE E QAFËS SË MITRËS ME NDRYSHIME PATOMORFOLOGJIKE PAS RREZATIMIT”(kr). Dr. Nazim Qehaja punoi si mjek në Gjilan, kurse prej vitit 1980 punon në Institutin e anatomisë Patologjike të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, ku arriti deri te prof. Inordinar i Anatomisë Patologjike. Specializimin e bëri në Zagreb. Ka marrë pjesë në disa kongrese e simpoziume, ka 45 punime të botuara si autor-koautor dhe 7 kumtesa. Është anëtar i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.