← Shfleto

Naxhie Deva

Magjistër e shkencave të filologjisë

Lindi më 1931 në Mitrovicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (gjimnazin) e filloi në Mitrovicë dhe e kreu në Shkodër. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1969, ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në janar të vitit 1983 me temën: ”ORIENTALIZMAT NË KRIJIMTARINË ARTISTIKE, PUBLICISTIKE DHE SHKENCORE TË FAN NOLIT”. Mr. Naxhie Deva në fillim ka punuar si përkthyese serbisht-shqip në Teatrin Amator të Mitrovicës, mandej kaloi në Teatrin Popullor Krahinor të Prishtinës si anëtare e dramës-dramaturge dhe letrare ku punoi deri në pension. I ka të botuara 2 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.