← Shfleto

Naxhi Kuçani

Magjistër i shkencave teknike – elektroteknikës

Lindi më 1941 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Fizikës e kreu në Prishtinë dhe u diplomua në FSHMN më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikës në Nish, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1986 me temën: ” DEPËRTIMI ELEKTRIK NË HEKSAFLUIDE NËN SHTYPJEN E DHËNË NË MILIBAR”(sr). Mr. Naxhi Kuçani ka punuar si mësimdhënës i fizikës në shkollat e mesme të Prizrenit, si prof. i fizikës në Gjimnaz të Prizrenit, udhëheqës i ushtrimeve të fizikës në SHLP të Prizrenit. Punoi edhe demonstrator i ushtrimeve të fizikës, mandej ligjërues i metodikës së fizikës dhe i metodikës së edukatës politeknike në SHLP të Prizrenit ku punoi gjithë kohën.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.