← Shfleto

Natyra Karahoda-Gjurgjeala

Doktor e shkencave të mjekësisë

Lindi më 1950 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin e Mjekësisë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd ku edhe magjistroi në prill të vitit 1981 me temën: ”EFEKTI I INSULINES NË AKTIVITETIN MEKANIK DHE ELEKTRIK TË ZEMRËS SË KAVIES TË PËRFUNDUAR ME TRETJE QË PËRMBAN DHE TRETJE QË NUK PËRMBAN GLUKOZË”(sr). Mr. Natyra Karahoda-Gjurgjeala doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në tetor të vitit 1987 me temën: ” STUDIMI I MEKANIZMAVE INTEGRUES TË PËRGJIGJSËVE KEMOREFLEKSIVE”(sr). Dr. Natyra Karahoda-Gjurgjeala u inkuadrua si asistente në Institutin e Fiziologjisë të Prishtinës, tash është prof. ordinar e Fiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, si dhe prodekane. Ka të botuara 25 punime shkencore dhe 1 tekst universitar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.