← Shfleto

Nasi Kajana

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1910 në Berat. Shkollimin fillor e kreu në Korfuz, të mesmin në Athinë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Paris, ku punoi një kohë të shkurtër. Specializimin e bëri në Institutin e Sëmundjeve Polmonare në Romë, mandej punoi në Spitalin Ushtarak të Tiranës, të Shkodrës dhe në atë të Gjirokastrës. Doktoroi në sëmundjet e krahërorit (TBC). Dr. Nasi Kajani u vra në qershor të vitit 1947 nga një dorë tradhëtari në Gjirokastër. Dr. N. Kajani shumë kohë ishte mjek ushtarak, e më vonë edhe në shërbim të popullit në qytetet Tiranë, Shkodër dhe Gjirokastër.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.