Nashit Mustafa
Magjistër i shkencave të teologjisë – islame
Lindi më 1966 në Gllogjë të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Medresenë në Prishtinë. Fakultetin e Shkencave Islame e kreu në Riad të Arabisë Saudite më 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Misionizmit Devtul-Islam në Riad ku edhe magjistroi në mars të vitit 1986 me temën: ”ISLAMIZMI NË JUGOSLLAVI”(ar). Mr. Nashit Mustafa pas kthimit nga Riadi shërbeu si misionar fetar nëpunës dhe imam në fshatin Gllogjë të Tetovës, kurse tash është referent i arsimit fetar pranë Myftiut të Tetovës. Mr. N. Mustafa bashkëpunon me shumë revista fetare si “Diturija Islame” në Prishtinë. “Hana e Re” e tj. Jeton dhe punon në Tetovë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.