← Shfleto

Naser Salihu

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në mars të vitit 1959 në Berçec të Preshevës. Shkollën fillore e kreu në Fushë Kosovë, të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë, ku kreu edhe Fakultetin e Mjekësisë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Magjistroi në shtator të vitit 1998 me temën: ”OPERACIONI I KATARAKTËS ME IMPLANTIMIN E THJERRËZËS INTRAOKULARE”. Mr. Naser Salihu doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në maj të vitit 2005 me temën: ”ASTIGMATIZMI POSTOPERATIV NË KIRURGJINË E KATARAKTËS”. Dr. Naser Salihu ka qenë “Student i Dalluar”. Së pari punoi si mjek në Drenas, mandej në Klinikën e Syve në Prishtinë, më 1986 u zgjodh asistent i Oftalmologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Specializimin për oftalmologji e bëri në Lubjanë, si dhe për edukim profesional ishte në Spanjë, Turqi, Rusi dhe në Angli. Ka marrë pjesë në disa simpoziume e kongrese të oftalmologëve në vend dhe jashtë vendi, ka të botuara 20 punime shkencore në vend dhe jashtë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.