← Shfleto

Narin Panariti (Borova)

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në maj të vitit 1964 në Tiranë. Shkollën fillore dhe të mesmen të përgjithshme i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu më 1986 në Tiranë. Në vijim bëri studime pasuniversitare për ekonomi dhe menaxhimin e mjedisit si në Itali, Holandë e SHBA. Narin Panariti (Borova) u bë master në menaxhimin e mjedisit nga Fakulteti i Shkencave Natyrës në nivelin Ndërkombëtar të mjedisit në Universitet të Amsterdamit më 1993 në Holandë. Mr. Narin Panariti doktoroi në fushën e Ekonomisë dhe të menaxhimit të mjedisit në Universitetin e Tiranës më 1994 dhe e mori gradën “Doktor e Shkencave” në fushën e ekonomisë. Dr. Narin Panariti (Borova) në fillim punoi si asistente dhe pedagoge në Katedrën e Planifikimit të ekonomisë së industrisë në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Për 12 vjet ka qenë drejtoreshë në disa drejtime të Komitetit të Mbrojtjes së Mjedisit dhe të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Është autore e parë e 10 prezentimeve në konferenca shkencore. Ka 7 artikuj e 6 monografi të botuara. Ka qenë kordinatore nacionale e agjencive rajonale të mjedisit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.