Namik Kopliku
Doktor i gjeodezisë
Lindi më 1959 në Shkodër. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Tiranë. Aty e kreu edhe Fakultetin e Inxh. së Ndërtimit –Dega e Gjeodezisë në Tiranë më 1982. U specializua në Gjeodezi dhe Astronomi dhe i diplomoi në Observatorin e Parisit më 1987. U doktorua në fushën e fotogrametrisë në I.N.G. Universitetin IV të Parisit, në dhjetor të vitit 1990. Pas diplomimit e filloi punën si asistent e pedagog i lëndës së Fotogrametrisë në Fakultetin e Inxh. së Ndërtimit në Katedrën e Gjeodezisë të Tiranës. Dr. Namik Kopliku mori pjesë në simpoziume në vend dhe jashtë. Punoi si drejtues shkencor në shoqërinë GIS ALBANIA që ka si aktivitet krijimin e sistemit informativ të Gjeodezisë. Dr. Namik Kopliku është një ndër specialistët më të lartë të fushës fotogrametrike-hartografike në Shqipëri.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.