Naim Rrustemi
Magjistër i shkencave teknike – elektroteknikës
Lindi në korrik të vitit 1966 në Qubrel të Skenderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Mitrovicë. Fakultetin e Elektroteknikës-Drejtimi i Elektronikës e kreu në Prishtinë më 1990. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin e South Bank në Londër, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1995 me temën: ”INSTRUMENTET DHE PAISJET MATËSE”(an). Mr. Naim Rrustemi së pari punoi si mësimdhënës në Shkollën Teknike të Mitrovicës, më vonë si inxh. Në Racal Acusties and Avionices, në Londër, UK. Prej vitit 1996 punon në SHLT të Mitrovicës si ligjërues, mandej si bashkëkryesues të Departamentit të Arsimit dhe të Shkencës të Prishtinës aktualisht është ligjërues i lëndës Paisjet matëse elektrike në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës. Ka ndjekur Kursin e Robotikës dhe Sisteme Automatike në Londër. Ka një punim për robotikë dhe një punim tjetër shkencor të botuar. Ligjëron edhe në SHLT të Mitrovicës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.