Naim Braha
Doktor i shkencave të natyrës – matematikë
Lindi në mars të vitit 1970 në Ferizaj. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje, FSHMN-Dega e Matematikes e kreu në Prishtinë më 1993. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 2000 me temën: ”ZBATIMI I MODULEVE TË PËRGJITHSUARA TË LËMUESHMËRISË NË VËRTETIMIN E TEOREMËS TË JACKSON-IT”. Mr. Naim Braha e vazhdoi punën shkencore dhe doktoroi në FSHMN të Prishtinës në nëntor të vitit 2004 me temën: ”VARGJET E PËRAFRUARA DHE OPERATORËT ABSOLUTISHT TË SHUMUESHËM NË HAPËSIRAT E BANACH-ut”. Dr. Naim Braha më 1994 u zgjodh asistent në Katedren e Matematikës të FSHMN të Prishtinës. Ka të botuara 4 punime profesionale dhe 2 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.