Naim Basha
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi në tetor të vitit 1938 në Novosej të Kukësit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, (Gjimnazin) e Ulët në Ferizaj, atë të Rregullt në Prishtinë. Akademinë Pedagogjike e kreu në Shkup më 1963, ku e kreu edhe shkallën e Dytë të Fakultetit të Filologjisë-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe diplomoi më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1985 me temën: ”E FOLMJA E QYTETIT TË DIBRËS”. Mr. Naim Basha punoi si mësues e arsimtar i gjuhës shqipe në Shkollën Ekonomike të Gjilanit, në Normale të Ferizajt dhe në Qendrën e Mesme Shkollore. Për shkaqe ideologjike pushteti serbokomunist e largoi nga puna si të përndjekur politik më 1958-1960. Mr. N.Basha ka të botuar temën e magjistraturës. Jeton dhe punon në Ferizaj.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.