Nagip Rexhepi
Magjistër i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1954 në Pogragjë të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1996 me temën: ”VLERËSIMI I PJEKURISË SË NJËSISË FLETOPLACENTARE NË SHTATZËNI ME ULTRATINGULL” (kr). Mr. Nagip Rexhepi specializimin e bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit në lëmin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës. Mr. N.Rexhepi së pari punoi si mjek në Gjilan, prej vitit 1980 punon në Klinikën Gjinekologjike-Obstetrike të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës dhe mban ushtrime në cilësi të asistentit për lëndën e gjinakologjisë. Ka të botuara 9 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.