Myslim Pasha
Doktor i shkencave teknike – topologjisë
Lindi më 1945. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. E vazhdoi shkollën Ushtarake dhe shkollën e bashkuar dhe doli me diplomë oficer topograf më 1965 në Tiranë. E kreu Fakultetin e Inxh. së Ndërtimit – Dega Topografi në Tiranë më 1974. Më vonë u emërua specialist i Topografisë në Seksionin e Topografisë të Institutit Topografik të Ushtrisë. Doktoroi në Fakultetin e Inxh. së Ndërtimit të Tiranës në dhjetor të vitit 1991 me temën: ”HARTOGRAFIMI I ULTËSIRËS PERËNDIMORE TË SHQIPËRISË NË SHKALLËN 1:5000 ME METODËN AEROFOTOTOPOGRAFIKE”. Dr. Myslim Pasha në fillim punoi në Detashmentin Topografik të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, mandej shef i Seksionit Topografik. Më 1992 u largua nga ushtria dhe u angazhua në firmën private “GjoeVjosa”. U zgjodh profesor i asocuar i Hartografisë në Universitetin e Tiranës. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume në vend dhe jashtë. Dr. Myslim Pasha botoi një fjalor terminologjik të termave topografikë, 2 libra të ndryshëm si autor ose koautor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.