← Shfleto

Mybera Banjska-Ferizi

Doktor e shkencave të mjekësisë

Lindi në mars të vitit 1956 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, dhe të Prishtinës ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1999 me temën: ”DERMATOZAT ALERGJIKE NË KOMUNËN E MITROVICËS”(kr). Mr. Mybera Banjska-Fedrizi doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në shkurt të vitit 2003 me temën: ”EPIDEMIOLOGJIA DHE DIAGNOSTIKIMI I SËMUNDJEVE SEKSUALISHT TË TRANSMETUESHME TEK RINIA KOSOVARE”. Dr. Mybera Banjska-Ferizi së pari punoi mjeke me 1987 u zgjodh asistente e Dermatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Specializoi në Fakultetin e Mjekësisë në Lubjanë dhe në Zagreb. Është autore e 2 teksteve universitare dhe 3 teksteve të ndryshme si edhe 10 punime shkencore të botuara, ka marrë pjesë në tubime shkencore edhe jashtë Kosovës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.