Muzafer Korkuti
Doktor i shkencave të historisë
Lindi në maj të vitit 1936 në Fterrë. Mësimet e para i bëri në vendlindje, të mesmet në Shkodër, kurse Fakultetin Histori Filologji –Dega Histori e kreu në Tiranë më 1962. U specializua për arkeologji në Kinë. Punoi në Muzeun e Fierit, pastaj në Institutin Arkeologjik si punonjës e më vonë punonjës shkencor dhe drejtor. Më 1986 u zgjodh anëtar i Komitetit të Përhershëm të Shkencave Pre e Protohistorike Botërore dhe anëtar korrespodent i Institutit Gjerman të Arkeologjisë. Më 1988 u përfshi në botimin “W hos Who”. I ka disa botime shkencore për periudhën e paleolitit dhe të neolitit në Shqipëri. Ka mbajtur ligjërata në universitete e në institute të ndryshme jashtë vendit si: Prishtinë, Paris, Berlin, Sorbonë Lecce e Pisa, Teksas e Ohajo. Tash është drejtor i Institutit të Arkeologjisë të Tiranës dhe kryeredaktor i revistës “Iliria”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.