Mustafë Muriqi
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi në prill të vitit 1941 në Koshutan të Rugovës të Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Pejë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1978 me temën:”ZHVILLIMI EKONOMIK DHE NDËRRIMI I STRUKTURËS SË POPULLSISË NË KOSOVË 1961-1971”(kr). Mr. Mustafë Muriqi një kohë të gjatë ka ligjëruar lëndën: Afarizmi komercial në ndërmarrje. Më 1972 u zgjodh ligjërues, më vonë profesor i SHLE të Pejës, ku ka punuar gjithë kohën si prof. i rregullt i kësaj shkolle. Ka të botuara disa punime profesionale.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.