← Shfleto

Mustafë Maloku

Magjistër i shkencave politike

Lindi në mars të vitit 1943 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Juridik e kreu në Beograd më 1966. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakiltetin Juridik në Degën e Shkencave Shtetërore-Politike - në Zagreb ku edhe magjistroi në maj të vitit 1981 me temën: ”OKUPIMI FASHIST DHE LNÇ NË SHQIPËRI 1939-1943”(kr). Mr. Mustafë Maloku ka punuar si Gjykatës në Gjyqin Komunal të Gjakovës, në Gjyqin e Qarkut të Pejës, kurse tash punon si profesor i rregullt i lëndës së Sociologjisë në SHLE të Pejës dhe në Gjakovë. Ka një botim të veçant.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.