← Shfleto

Mustafë Blakaj

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në janar të vitit 1937 në Kovragë të Istogut (Burimit). Shkollën fillore dhe Gjimnazin e Ulët e kreu në Istog, kurse Shkollën Normale në Prishtinë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Zagreb më 1968. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare ku edhe magjistroi në Zagreb në nëntor të vitit 1975 me temën: ”EFEKTI I INVESTIMEVE NË ELEKTROEKONOMINË E KSA TË KOSOVES”(kr). Mr. Mustafë Blakaj doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në korrik të vitit 1990 me temën: ”KUSHTET E VEPRIMTARISË DHE SISTEMI I MARRËDHËNIEVE EKONOMIKE NË ORGANIZATAT ELEKTROEKONOMIKE NË KSA TË KOSOVËS”. Dr. Mustafë Blakaj së pari punoi si mësues në Istog, në Shkollën Ekonomike në Vushtrri, në Gjimnaz, në Entin e Sigurimit Social të Mitrovicës, në “Kosovatrans” të Mitrovicës si drejtor, prej aty kaloi në Kontabilitet Shoqëror të Kosovës në Prishtinë si këshilltar, mandej kaloi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës dhe arriti gradën prof. ordinar i lëndës ekonomia e ndërmarrjes dhe teoria e shpenzimeve. Ka qenë i angazhuar në Këshillin Qendror të Financave në Republikën e Kosovës në Prishtinë. Ka të botuara 60 punime shkencore, 1 tekst universitar. Publikimet i ka bërë kryesisht në revistat e Zagrebit, të Beogradit e më vonë edhe në Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.