← Shfleto

Mustafanail Xhaferi

Magjistër i shkencave të natyrës – biokimisë

Lindi në gusht të vitit 1950 në Tetovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e SHMN-Dega e Kimisë - e kreu në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1978 me temën: ”VENDOSJA E n-PARAFINEVE EGZOGJENE NË LIPIDET E MUSHKËRIVE”(kr). Mr. Mustafanail Xhaferi punoi si profesor i kimisë në Gjimnaz të Tetovës, kurse në shtator të vitit 1973 u zgjodh asistent në Degën e Kimisë në FSHMN të Prishtinës për lëndën Kimia e Përgjithshme. Ka qenë përgjegjës për kualitetin e ujit në Ujësjellsin Rajonal”Batllava” të Prishtinës. Ka të botuara 5 punime shkencore dhe një tekst për shkolla të mesme.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.