Mustafa Ibrahimi
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi në janar të vitit 1967 në Cernilisht të Strugës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Strugë. Fakultetin Filologjik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Shkup më 1989. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Shkup ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1997 me temën.”TË FOLURIT E SHQIPTARËVE NË PRILEP”. Mr. Mustafa Ibrahimi është angazhuar si asistent në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.