Musa Stavileci
Doktor i shkencave teknike – ndertimtarisë
Lindi në janar të vitit 1948 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Gjimnazin) dhe Fakultetin Teknik – Dega e Ndërtimtarisë i kreu në Prishtinë më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Ndërtimtarisë – Grupi Teoria e konstruksioneve në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1981 me temën: ” GUASKA BETON-ARME NË FORMË TË PARABOLOIDIT ELIPTIK”(kr). Mr. Musa Stavileci doktoroi në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës të Prishtinës në korrik të vitit 1991 me temën: ”CAKTIMI I PARAMETRAVE TË VALËVE ELASTIKE NË MEDIUME JOHOMOGJENE IZOTROPE”( sr). Dr. Musa Stavileci së pari punoi si mësimdhënës në Shkollën Teknike të Prishtinës. Më 1974 u zgjodh ligjërues i lëndëve Teoria e sistemeve sipërfaqësore dhe stabiliteti si dhe dinamika e konstruksioneve dhe arriti deri te prof.ordinar i këtyre lëndëve në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës të Prishtinës. Ka marrë pjesë në 3 projekte shkencore. Ka të botuara 5 punime shkencore, dy dispensa dhe tekste të ligjëratave të autorizuara.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.