← Shfleto

Musa Rizaj

Doktor i shkencave teknike – metalurgjisë

Lindi në gusht të vitit 1953 në Prekollukë të Deçanit. Shkollën fillore e nisi në Irzniq dhe e kreu në Deçan ku e kreu edhe Gjimnazin. Fakultetin Teknik –Dega e Metalurgjisë e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë-Metalurgjisë në Beograd, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1987 me temën:”BILANCI I NXEHTËSISË SË PAJISJEVE PËR PËRFITIMIN E FERONIKELIT”(sr). Mr. Musa Rizaj doktoroi në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë në dhjetor të vitit 1998 me temën: ”OPTIMIZIMI TERMOFIZIK I MVESHJES ZJARRDURUESE TË FURRËS ELEKTRIKE PËR SHKRIRJEN E XEHEVE OKSIDE TË NIKELIT”. Dr. Musa Rizaj së pari punoi si mësimdhënës në Shkollën Ekonomike të Prishtinës, mandej në OP “Feronikeli” në Gllogoc (Drenas). Ishte udhëheqës teknik i prodhimit. Specializimin e bëri në Norvegji, Gjermani dhe Rusi. Që nga viti 1988 u angazhua në Fakultetin e Xehetarisë - Metalurgjisë të Mitrovicës së pari si asistent e më vonë u zgjodh ligjërues-docent i lëndës energjetika e furrave metalurgjike në këtë fakultet. Ka qenë edhe prodekan i tij. Dr. M.Rizaj ka të botuara 19 punime shkencore, 2 dispensa dhe punon si docent në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.