← Shfleto

Musa Nushi

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1935 në Pejë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) e filloi në Pejë dhe e kreu në Prizren. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1968, ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në korrik të vitit 1980 me temën: ”GRAMATIKA E SAMI FRASHËRIT SI PASÇYRIM I SYNIMEVE GJUHËSORE TË RILINDJES”. Mr. Musa Nushi punën e filloi si mësues në vendlindje, si këshilltar pedagogjik i arsimit, si prof. i gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe në SHLP “B. Curri” të Gjakovës, ku ligjëron lëndët: Gjuha e sotme shqipe I me praktikumin e gjuhës. Ka të botuara disa tekste të gramatikës për shkolla fillore dhe disa punime të tjera të gjuhësisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.