← Shfleto

Musa Haxhiu

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1939 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1963. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet të Beogradit, ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1971 me temën: ”ZEMRA MUSHKËRORE TE TË SËMURIT KRONIK ME TUBERKULOZ TË MUSHKËRIVE”(sr). Mr. Musa Haxhiu doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit në mars të vitit 1973 me temën: ”STUDIMI MBI ZEMREN PULMORE KRONIKE ME VËSHTRIM TË POSAÇËM TË ZEMRËS PULMORE KRONIKE TE TË SËMURËT NGA TUBERKULOZI PULMONAR KRONIK”(kr). Dr. Musa Haxhiu specializimin për sëmundjet e mushkërive e kreu në Beograd, mandej u punsua si mjek në Spitalin e Mushkërive të Pejës. Më 1971 u zgjodh ligjërues i fiziologjisë patologjike në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku arrit deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka qenë edhe dekan i Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës, kreu edhe subspecializimin në Angli, Gjermani dhe SHBA. Dr. Musa Haxhiu është anëtar i rregullt i ASHA të Kosovës në Prishtinë, ishte edhe kryetar i kësaj akademie. Ka të botuara më tepër se 230 punime shkencore si autor-koautor. Tash jeton dhe punon në SHBA.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.