Murteza Shllaku
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi në janar të vitit 1944 në Ferizaj. Shkollën fillore dhe të mesmen (Normalen) i kreu në Shkup. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze - e kreu në Prishtinë më 1971. Studimet pasuniversitare si bursist i Programit Fulbright-Hays në SHBA i regjistroi në Universitetin of California në San Diego në Degën e Linguistikës, pastaj në Drake University, Iowa, në Katedrën e Gjuhës Angleze ka magjistruar në dhjetor të vitit 1981 me temën:”?“(an.) . Mr. Murteza Shllaku së pari punoi si arsimtar në Shkollën fillore të Lumbardhit, pastaj u inkuadrua në Institutin Albanologjik të Prishtinës si bibliograf, mandej si lektor i gjuhës angleze në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Më 1975 kaloi në Fakultetin Ekonomik si ligjërues i lëndës së gjuhës angleze ku edhe tash punon. Mr. M.Shllaku përktheu një “Ciceron për ekonominë e Kosovës” dhe disa tekste për shkolla fillore të gjuhës angleze. Dhe ka bërë recensimin e dy fjalorëve Anglisht-Shqip dhe Shqip-Anglisht.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.