Murteza Luzha
Doktor i shkencave të filozofisë
Lindi më 1927 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Normalen) e kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik e kreu në Beograd më 1953. Pas një përvoje të gjatë arsimore doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në qershor të vitit 1977 me temën: ”HUMANIZMI I MENDIMEVE TË ENGELSIT”(sr). Dr. Murteza Luzha në fillim punoi si prof. në Gjimnaz të Mitrovicës, në Normale të Prishtinës, në Radio Prishtinë - së pari si redaktor e më vonë përgjegjës i Programit arsimo-kulturor. Më 1975 kaloi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës si prof. i filozofisë klasike gjermane dhe i filozofisë marksiste ku arriti deri te prof. ordinar i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Ka të botuara 3 vepra, 195 njësi bibliografike. Ka përkthyer nga serbishtja në shqipe 10 vepra nga lëmi i filozofisë për shkolla të mesme dhe universitare.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.