← Shfleto

Mursel Ibrahimi

Magjistër i shkencave të natyrës – matematikës

Lindi në tetor të vitit 1951 në Shupkofc të Mitrovicës. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Mitrovicë. Fakultetin e SHMN-Dega e Matematikës - e kreu në Prishtinë më 1975 ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në qershor të vitit 1994 me temën: ”KRAHASIMI I KLASAVE, FUNKCIONEV TË BESOV-it DHE KLASAVE TË PËRCAKTUARA ME NDIHMËN E TRANSFORMIMEVE FOURIE”. Mr. Mursel Ibrahimi së pari punoi si arsimtar në shkollë fillore, si prof.i matemetikës në Gjimnaz të Mitrovicës. Më 1986 u zgjodh asistent i matematikës në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës, mandej ligjrues i kësaj lënde në këtë fakultet, që ishte shef i Departamentit të Teknilogjisë dhe prodekan i këtij Fakulteti. Ka të botuara 6 punime shkencore, 2 dispenca dhe temën e magjistraturës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.