Murat Xhulaj
Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi në prill të vitit 1947 në Fier. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Fier. Fakultetin e Shkencave të Natyrës – Dega Biologji-Kimi, e kreu në Tiranë më 1970. Për përgatitjen e disertacionit ka qenë në specializim në Paris. Më 1982 mori gradën shkencore “Kandidat i Shkencave” në temën: “KËPURDHAT E LARTA NË DISA RRETHE TË SHQIPËRISË”, kurse më 1992 mbrojti disertacionin dhe mori gradën “Doktor i Shkencave”. Pas doktorimit ka specializuar në Universitetin e Romës dhe në Gjermani. Dr. Murat Xhulaj punoi si biolog në Ndërmarrjen e Peshkimit në Sarandë. Më 1994 u emërua shef i Departamentit të Biologjisë në Universitetin e Tiranës, më 1996 ishte në specializim në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut. Ka të botuar 13 artikuj shkencorë, 2 Fjalorë dhe 3 libra të tjera. Ka marrë pjesë në konferenca e simpoziume shkencore në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.