← Shfleto

Murat Blaku

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1942 në Brainë të Podujevës (Besianë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (normalen) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik-Dega e Linguistikës në Beograd ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1978 me temën: ”ROLI I REVISTËS ALBANIA NË ZHVILLIMIN E GJUHËS LETRARE SHQIPE”. Mr. Murat Blaku doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1989 me temën: ” NDIKIMI I SHQIPES MBI TË FOLMET SERBE NË KOSOVË ( SIPAS MATERIALEVE GJUHËSORE TË BOTUARA”. Dr. Murat Blaku më parë u zgjodh asistent i lëndës Gjuha e Sotme Shqipe mandej ligjërues i leksikologjisë së gjuhës shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Tash është prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara një numër punimesh nga leksikografia e gjuhës shqipe. Ka qenë shef i Katedrës dhe prodekan i fakultetit në fjalë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.