Munir Murati
Magjistër i shkencave teknike – gjeologjisë
Lindi në gusht të vitit 1963 në Kërçovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studimet i vazhdoi në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë-Dega e Gjeologjisë në Universitetin e Prishtinës ku diplomoi më 1990. Studimet pasuniversitare i kreu në Universite de Marne la Vallec në Paris ku edhe magjistroi në qershor të vitit (diploma me nr. 6275686) dhe mori gradën Master i Gjeologjisë. Mr. Munir Murati i vazhdoi studimet për doktoraturë në të njëjtin universitet në Paris.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.