Mujë Rugova
Doktor i shkencave të natyrës – kimisë
Lindi në mars të vitit 1945 në Haxhaj të Rugovës (Pejë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Pejë. Fakultetin Filozofik – Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Qendrën e Studimeve Postdiplomike në Zagreb, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1977 me temën:”PËRCAKTIMI POLAROGRAFIK I METALEVE TË RËNDA ( Pb, Cd, Cu ) NË UJRAT E LUMIT SITNICA”(kr). Mr. Mujë Rugova doktoroi në FSHMN të Prishtinës në korrik të vitit 1981 me temën: ” KAPACITETI I KOMPLEKSIMIT TË PLUMBIT NË UJRAT NATYRAL DHE TË NDOTUR TË LUMENJËVE TË KOSOVËS (IBËR DHE SITNICË)”. Dr. Mujë Rugova më 1970 u zgjodh asistent i kimisë fizike në Degën e Kimisë të FSHMN të Prishtinës, ku arriti deri te prof.ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 35 punime profesionale dhe 30 punime shkencore dhe 4 tekste universitare e 28 artikuj tjerë dhe një në “Frankfurt Algemein Zeitung” (11.11. 1997). Me titull “ Serbia të demokratizohet apo të shpërbëhet”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.