Mujë Gjonbalaj
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në prill të vitit 1956 në Vuthaj të Plavës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Guci, të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Pejë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1984 me temën: ”MERGIMI I JASHTËM SI KOMPONENT E ZHVILLIMIT EKONOMIK TË KSA TË KOSOVËS”(kr). Mr. Mujë Gjonbalaj doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1995 me temën: ”NDIKIMI I FAKTORËVE EKONOMIK DHE DEMOGRAFIK NË ZHVILLIMIN E POPULSISË SË KOSOVËS”. Dr. Mujë Gjonbalaj në fillim punoi si mësimdhënës në Shkollën Ekonomike të Klinës, kurse prej vitit 1980 punoi si bashkëpuntor shkencor në Institutin Ekonomik në Prishtinë. Tash është prof. inordinar në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Ka të botuara 25 punime shkencore dhe ka qenë udhëheqës i 20 projekteve (për pjesen ekonomike) si koautor dhe në fund ka qenë Këshilltar për ekonomi i Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.