Muharrem Shala
Doktor i shkencave bioteknike
Lindi më 1938 në Logjë të Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Pejë. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Sarajevë më 1962. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1974 me temën: ”NDIKIMI I SISTEMIT TË MBIELLJESVE NË KUALITET TË MBIELLJES SË GRURIT” (kr). Mr. Muharrem Shala doktoroi në të njëjtin fakultet të Zagrebit në janar të vitit 1980 me temën: ”NDIKIMI I LLOJIT DHE I SHPEJTËSISË SË PUNËS SË VEGLAVE DHE TË MAKINAVE TË APLIKUARA NË PËRGATITJEN E TOKËS PËR MBIELLJE DHE NË KUALITETIN E MBIELLJES SË LULEDIELLIT” (kr). Dr. Muharrem Shala ka qenë ligjërues e docent i lëndës Mekanizmat bujqësore në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës, ku ka qenë prodekan dhe dekan i fakultetit. Ka të botuara 5 punime shkencore. Vdiq në Prishtinë më 1989.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.