← Shfleto

Muharrem Seseri

Doktor i gjeodezisë

Lindi në mars të vitit 1933 në Krujë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Politeknikumin 7 vjeçar) e kreu në vendlindje. Studimet në Degën e Inxhinieri Gjeodezike i bëri në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë më 1960 me sukses të shkëlqyeshëm. Doktoroi në Tiranë në dhjetor të vitit 1981 me temën:”?“ Më 1984 mori gradën shkencore “Docent” e më 1994 i akordohen titulli dhe grada “Profesor Doktor”. Dr. Muharrem Seseri së pari punoi si teknik në Sektorin e Naftës të drejtorisë së Gjeodezisë në Ministrinë e Ndërtimit dhe në Fakultetin e Inxh. së Ndërtimit të Tiranës, ku ishte pedagog i lëndëve Astronomi-Gjeodezi. U dekoruar me një urdhër pune “Urdhri Naim Frashëri”. Dr. M.Seseri ka të botuara 10 tekste e manuele mësimore universitare dhe 6 artikuj shkencorë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.