Muharrem Rama
Magjistër i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1941 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i beri në Fakultetin e Mjekësisë të Beogradit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1982 me temën: ”ANALIZA E VLERAVE CITODIAGNOSTIKE TË PUNKTATIT TË LËNGUT AEROLOGJIK TE MALIGNOMAT”(sr). Mr. Muharrem Rama punoi si mjek në Institutin e Mjekësisë ligjore dhe mban ushtrime nga lënda e Mjekësisë ligjore ku tash është edhe asistent-ligjërues i kësaj lënde në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Ka të botuara më teper se 10 punime nga fusha e Mjekësisë ligjore dhe është Hulumtues në Institutin e Mjekësisë ligjore në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.