Muharrem Jakupaj
Doktor i shkencavetë biomedicinës
Lindi më 1950 në Skivjan të Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Gjakovë. FSHMN-Dega e Biologjisë e kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1991 me temën: ”VEPRIMI I ETANOLIT NË TONUSIN E MUSKULIT TË LËMUAR TE ARTERIA MUSHKËRORE DHE TRAKESË”. Mr. Muharrem Jakupaj doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në shtator të vitit 1996 me temën: ”MEKANIZMAT E VEPRIMIT TË ALKOHOLIT NË MUSKUJT E LËMUAR TË RRUGËVE TË AJRIT DHE TE ARTERIES MUSHKËRORE”. Tema është pregatitur në Ohajo të SHBA-ve. Po në atë vend e kreu edhe specializimin para doktorimit. Dr. M. Jakupaj së pari punoi si prof. i biologjisë në Gjimnaz të Prishtinës e prej 1980 punoi në Institutin e Fiziologjisë Klinike në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, mandej si asistent i biologjisë në këtë fakultet. Tash është prof. ordinar i biologjisë me gjenetikë humane në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Ka të botuara 32 punime në revista të jashtme.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.