← Shfleto

Muharrem Cërabregu

Doktor i shkencave të natyrës – gjeografisë

Lindi në shkurt të vitit 1945 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Gjeografisë, e kreu në Prishtinë më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Zagrebit, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1971 me temën: ”VETITË GJEOGRAFIKE TË VEÇORIVE TË POPULLSISË SË KSA TË KOSOVËS”(kr). Mr. Muharrem Cërabregu doktoroi në FSHMN në Sferën e hartografisë në Zagreb në qershor të vitit 1975 me temën:”KOSOVA NË HARTA DERI NË FOTOGRAFIMIN AJROR”(kr). Dr. Muharrem Cërabregu më 1970 e filloi punën e asistentit në Katedrën e Gjeografisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, për lëndën e Hartografisë ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në FSHMN në Departamentin e Gjeografisë të Prishtinës. Dr. M. Cërabregu e shfrytëzoi bursën e Fullbrihtit dhe dy vjet specializoi Hartografinë në SHBA. Ka të botuara më tepër se 90 punime shkencore dhe tekste universitare dhe atlase nga lëmi i Hartografisë. Ka marrë pjesë në shumë Konferenca-simpoziume shkencore me kumtesa nga Hartografia në Kosovë dhe jashtë saj. Dr. Muharrem Cërabregu jeton dhe punon në SHBA.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.