Muharrem Berisha
Doktor i shkencave të natyrës – matematikë
Lindi më 1942 në Vilanc të Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në Samadrexhë, shkollën e mesme Normale në Prishtinë, kurse Fakultetin Filozofik-Dega Matematikë po ashtu - e kreu në Prishtinë më 1966. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Beogradit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1974 me temën: ” TRANSFORMACIONI DHE MBLEDHËSHMËRIA E RENDEVE TË FOURIER-së TË FUNKSIONEVE TË PANDEPRERA”(sr). Mr. Muharrem Berisha doktoroi në FSHMN të Prishtinës në maj të vitit 1979 me temën ”VLERËSIMI I KOEFICIENTEVE FOURI-es TE DISA KLASA FUNKSIONESH”(sr). Dr. Muharrem Berisha pak kohë punoi si mësues, mandej si prof. i matematikës në shkollat e mesme, më 1968 u zgjodh asistent i Analizës I në Katedrën e Matematikës të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, në Departamentin e Matematikës arriti deri te prof. ordinar i Analizës I. Dr. M.Berisha ka qenë në specializim në Moskë, ka të botuara tekste shkollore për të gjitha nivelet e arsimit dhe universitare. Më vonë Dr. Muharrem Berisha u zgjodh anëtar i rregullt i ASHA të Kosovës nga lëmi i Matematikës në Prishtinë. Ka qenë shef i Katedrës së Matematikes dhe prodekan-dekan i FSHMN në Prishtinë. Ka të botuara 50 punime shkencore si autor-koautor dhe 8 punime profesionale.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.