Muhamet Pirraku
Doktor i shkencave të historisë
Lindi më 1944 në Sankoc të Gllogocit (Drenas). Shkollën fillore e kreu në Kamaran, të mesmen (Normalen) në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega e historisë në Prishtinë më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1976 me temën: ”LËVIZJA PËRPARIMTARE E RINISË KOSOVARE 19191941”(kr). Mr. Muhamet Pirraku doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1988 me temën: ”KULTURA KOMBËTARE SHQIPTARE DERI NË LIDHJEN E PRIZRENIT”. Dr. Muhamet Pirraku së pari punoi si mësues, arsimtar e prof. i historisë në Medresenë e Prishtinës, prej aty kaloi në Institutin e Historisë, mandej punën e vazhdoi në Institutin Aslabanalogjik të Prishtinës si bashkëpuntor i lartë shkencor i historisë ku edhe punon. Ka të botuara ma së 400 punime si bibliografi dhe 10 vepra nga lëmi i historisë, ka edhe disa monografi të luftetarëve të lirisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.