← Shfleto

Muhamet Nasrudin Albani

Doktor i shkencave të hadithit

Lindi më 1914 në Shkodër. I ati Nuhiu u shpërngul kur Nasrudini i kishte 9 vjet dhe u vendos në Damask të Sirisë. Nasrudini u regjistrua në një shkollë të vjetër në Damask. Mësonte më tepër se të tjerët dhe kryente nga dy klasë brenda vitit. Mësuesi i Nasrudinit i qortonte nxënësit arabë ”Pse ju arabët nuk mësoni, kurse Nasrudin Albani, i huaj mëson më mirë se ju”. Babaj i Nasrudinit kishte një bibliotekë të pasur që e shfrytëzonte Nasrudini. E donte gjuhën dhe e mësoi mirë gramatikën e gjuhës arabe. Nasrudini studimet i bëri te disa dijetarë të vjetër sirian (të Halepit) si Ragip el Tabah. Ky e vlerësoi Nasrudinin si talent të rrallë. Nasrudin Albani u përcaktua për shkencat e Hadithit-veçanërisht për Dokumentet që kanë të bëjnë me hadithet e vërteta dhe të dobëta. Ky kishte vullnet të madh për tu bërë dijetar i shkencave të Hadithit dhe mori titullin El-Alemem-Dijetar i shkencave të Hadithit në Damask dhe është një ndër hulumtuesit më të njohur dhe mori titullin shkencëtar i dalluar. Në Fakultetin e Studimeve Islame të Universitetit të Damaskut u angazhua të nxjerrë Hadithe të veçanta nga “Enciklopedia e ligjshmërisë Islame” dhe u zgjodh anëtar i Komisionit të Hadithit për Siri dhe Egjipt. U propozua myfti i Arabisë Saudite dhe u zgjodh anëtar i Kryesisë së Universitetit. Më 1968 ministri i Arsimit prof. Hasan Abdullahu e kërkoi N. Albanin për mentor të studimeve pasuniversitare të Universitetit të Mekës. Mbreti i Arabisë Saudite kërkoi që N. Albani të jetë anëtar i Kryesisë së Lartë të Universitetit Islamik të Medinës. Më 1980 N. Albani u shpërngul në Aman të Jordonisë, kështu kishte afro 120 libra të botuar dhe të korigjuara në lëmitë e ndryshme të shkencave. Nuredin Albani ishte i vetmi shqiptar që në botën arabe mori titullin “Alam-Dijetar” dhe ka botuar 32 vepra dhe 13 vepra të korigjuara. Ka ligjëruar edhe në Fakultetin e Diturisë Islame në Aman dhe ka mbikqyrë shumë magjistraturave doktoratave të kandidatëve dhe u dëshmua fenomen i rrallë-si dijetar në botën arabe-dijetar i kohës. Kur e pyetnin N. Albanin Çka je u përgjigjte se-Jam shqiptar shkodran. Ky e la një porosi për shqiptarët “Kërkimi i diturisë është kusht themelor për çdo njeri”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.