← Shfleto

Muhamet Mustafa

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi më 1950 në Rimanishtë të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Gjimnazin) në Podujevë. Fakultetin Ekonomik në Prishtinë më 1973. Specializimin në lëmin e teorisë dhe të praktikës së zhvillimit e bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit, kurse doktoroi në Fakultetin e Shkencave Organizative në Beograd në maj të vitit 1985 me temën:”ORGANIZIMI I SISTEMIT TË INVESTIMEVE NË KSA TË KOSOVËS”(sr). Dr. Muhamet Mustafa punës ia filloi si gazetar i “Rilindjes” dhe “Zërit të Rinisë” mandej u zgjodh kryetar i Rinisë së Kosovës, sekretar i BVI-së së Rrugëve të Kosovës, drejtor i Entit Krahinor të Planifikimit në Prishtinë, anëtar i Këshillit Ekzekutiv Federativ, mandej u zgjodh ligjërues i Kibernetikës dhe Hyrje në informatikë në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Ka të botuara 5 tekste universitare, 32 punime. Ka marrë pjesë në shumë projekte të financuara nga jashtë në kuadër të Institutit “RiInvest” ku Dr. M. Mustafa është edhe drejtor, ka qenë në vizita studimore në Francë, Angli dhe Amerikë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.