Muhamet Kërveshi
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1935 në Mitrovicë. Shkollën fillore e kreu në Pejë, të mesmen (Gjimnazin) në Mitrovicë. Fakultetin Filozofik-Dega e Gjuhë dhe Letërsi Frënge - e kreu në Beograd më 1961. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Zagrebit ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1972 me temën: ”METAFORA MBIREALISTE NË POEZINË E POUL ELUARD-it”(kr). Mr. Muhamet Kërveshi doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1987 me temën: ” VIKTOR YGO TE SHQIPTARËT”. Dr. Muhamet Kërveshi punoi si profesor i gjuhës frënge në shkolla të mesme të Pejës dhe të Mitrovicës e më 1974 në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Frënge në Fakultetin Filozofik u pranua ligjërues i Kursit të Përgjithshëm të Gjuhës Frënge ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Dr. M. Kërveshi merret me krijimtari letrare-kryesisht me poezi, që filloi bukur herët dhe ka të botuara 12 vëllime poezish, 9 studime e artikuj dhe disa vepra të përkthyera nga frëngjishtja në shqipe, merret edhe me përkthime.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.